Nuk kanë të sosur problemet për Manchester United dhe trajnerin Jose Mourinho. Tashmë tek skuadra angleze mund të kthehet në ëështje edhe situata e portierit David De Gea. Sipas “Daily Mail”, spanjolli i skadon kontrata në vitin 2019, kështu që në janar atij do t’i duhet që të nisë bisedimet me “djajtë e kuq” për rinovimin e saj. Megjithatë, vetë De Gea ende nuk është i bindur rreth të ardhmes së tij, pavarësisht dëshirës së klubit për ta bërë atë futbollistin e dytë më të paguar të skuadrës, pas Alexis Sanchez. De Gea, i cili në 4 sezonet e fundit është zgjedhur si lojtari më i mirë i Manchester United, është në kërkim të një sfide të re në karrierën e tij.
Por mes palëve në këtë rast ka një klazuolë të veëantë në kontratën aktuale. Sipas kësaj klauzole, kontrata mund të rinovohet edhe për një vit tjetër në mënyrë të njëanshme. Në këtë mënyrë, Manchester United është i sigurtë se De Gea nuk do të mund të nisë bisedime me klube të tjerë as në janar dhe as do të largohet me parametra zero. Ndërkaq, situata e David De Geas është duke u parë me kujdes nga disa klube evropiane, mes të cilëve edhe Paris Saint Germain, që sheh spanjollin si përforcimin e duhur për të konsoliduar portën. David De Gea u bë pjesë e Manchester United në verën e vitit 2011, kur “djajtë e kuq” shpenzuan 25 milionë euro për të marrë kartonin e tij nga Atletico Madrid.