Pritje madhështore edhe për Kroacinë në Zagreb

Sport

sheshi 2
Me mijëra qytetarë kishin dalë në rrugët e Zagrebit për të pritur kombëtaren kroate, që u kthye pas humbjes në finalen e “Kupës së Botës”, përballë Francës. Të veshur me fanela të kombëtares kroate apo me ngjyrat e flamurit kroat, qytetarët këndonin e brohorisnin në përkrahje të kombëtares së tyre e cila ka arritur për herë të parë në histori, në finalen e një kampionati botëror.

sheshi
Çdo cep i rrugëve ishte mbushur me simpatizantë që valvitnin flamujtë kroat, ndërkohëqë parakalonte autobusi me futbollistët e kombëtares kroate të cilët përshëndetnin njerëzit. Futbollistët kroatë në autobusin e zbuluar, pasi parakaluan rrugëve të Zagrebit, u ndalën në një skenë të ngritur në sheshin kryesor të kryeqytetit, për të festuar bashkë me tifozët kroatë që raportohet të ishin rreth 250 mijë vetë. Ata kënduan e kërcyen për orë të tëra. Duke dhënë përshtypjen se nuk ishin humbësit e finales së 15 korrikut, por fituesit e vërtetë.