Pritet të jetë fituesi i Topit të Artë, Real Madrid ka një surprizë për Karim Benzema

Sport

Real Madrid është shumë pranë rinovimit të kontratës me Karim Benzema. Ndërsa marrëveshja aktuale përfundon në verën e ardhshme, sikurse raportojnë mediat e huaja, kapiteni i Los Blancos do rinovojë edhe për një tjetër sezon. Pra, deri në qershorin e 2024-tës.

Benzema, është pjesë e Realit, që prej 2009-tës dhe për Realin ka qenë gjithmonë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Megjithatë, kulmin e tij në Santiago Bernabeu, francezi i pati në edicionin e kaluar, aty ku realizoi 44 gola në të gjitha kompeticionet. Finalizime, që në fakt, e dërguan Realin drejt kurorëzimit si kampion I Spanjës, por mbi të gjitha si kampion I Europës, duke fituar titullin e 14 të Champions League.

Këto të dhëna, mbeten ende në fuqi dhe janë argumenti më I fortë se 34 vjeçari do jetë fituesi I padiskutueshëm I Topit të Artë për vitin 2022. Kjo ceremony do zhvillohet në Francë, në datën 17 tetor. Kjo mund të jetë një nga arsyet, që Reali është duke I bërë dhuratë lojtarit, pikërisht rinovimin e kontratës edhe për një vit më shumë.

Sa I përket këtij edicioni futbollistik, kapiteni I Real Madrid ka arritur të shënojë 4 gola në 8 takime të luajturanë të gjitha garat. Megjithatë, Benzema nuk është në formën e tij më të mirë fizike, sepse rreth një muaj më parë pësoi një dëmtim në gju. Sidoqoftë, sulmuesi tashmë është rikthyer të jetë sërish I gatshëm nën urdhërat e trajnerit Carlo Ançelotti.