Prezantuesja shqiptare dhe futbollisti i Kombëtares i japin fund lidhjes?

Sport

uhiuhhiiu

Jo rrallë herë ndodh që personazhe të njohur shqiptarë për aq kohë sa janë të lidhur, të bëjnë mjaft bujë në media dhe sigurisht të njëjtën bujë krijojnë edhe kur nisin zëra për ndonjë ndarje të mundshme.

Konkretisht bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares shqiptare të futbollit, Bekim Balaj dhe prezantuesen simpatike nga Kosova, Elita Rudin. Të dy nuk e pranuan lidhjen publikisht por fotografitë në të njëjtat vende që postonin në Instagram ua “zbuluan” sekretin. Në këtë moment nuk mbeti gjë tjetër për çiftin veçse ta pranonin.
Por miqtë e çiftit kanë treguar për “Kosovarja” se ata janë ndarë pasi Bekim Balaj ka firmosur një kontratë në Rusi. Sipas këtyre burimeve, ka qenë Elita ajo që nuk e ka pranuar lidhjen ne distancë ndaj i ka vënë kushte futbollistit.

Megjithatë, ata të dy nuk janë prononcuar ende lidhur me këtë.

ytytyytyt