Pretendonin se kishin diçka nga Sir Alex Ferguson, ja mashtrimi i dy të rinjve në Angli!

Sport

angli

Sir Alex Ferguson është një nga trajnerët më të suksesshëm të të gjitha kohrëve. Falë filozofisë dhe aftësisë së tij drejtuese Manchester United u bë një nga klubet më të mëdha në botë. Por përtej elementëve sportiv, Ferguson njihej shumë edhe për fiksimin e tij me çëmçakizat. Përgjatë gjithë ndeshjes ai shihej duke bluar çëmçakëza dhe shpesh madje pikasej nga kamerat kur ai i hidhte ato në mënyrë tinzare në fushë. Pikërisht një të tillë, madje të fundit fare që ai thuhet se e përdori më 19 maj 2013, u kërkua të shitej në internet këtë javë. Dy djem të rinj nga Manchesteri postuan në “e-bay” një çëmçakëz të vendosur në një kuti xhami në të cilën shkruhej data 19 maj 2013.

FILE 1550840283

Përshkrimi i objektit të vënë në shitje normalisht ishte se ky çëmçakëz ishte i Sir Alex Ferguson dhe se ishte marrë fillë sapo ai e kishte hedhur pas ndeshjes së fundit si trajner i United-it. Ferguson gjatë 1500 ndeshjeve të tij te United thuhet se konsumoi 3000 pako çamçakizash. Njoftimi edhe pse tejet qesharak që në dukje tërhoqi menjëherë vëmendjen e blerësve të cilët lëshuan oferta nga 150 mijë deri në 400 mijë paundë. Por jo çdo gjë shkoi sipas parashikimeve, kompania “e-bay” ndërhyri duke e bllokuar shitjen, pasi asgjë nuk ishte e vërtetuar. Djemt në fjalë sidoqoftë ia dolën që të bëheshin lajmi kryesor i të gjitha tabloideve angleze.