Presidenti i klubit të Lyonit tregon se Chelsea i kishte shanset për ta transferuar Fekirin, por nuk shfaqi interes

Sport

fekir 5

Në Angli merkatoja u mbyll zyrtarisht në fillim të gushtit, por sërish lajmet kryesore në ishull flasin për këtë tematikë. Emri i lakuar këtë të premte ishte Nabil Fekir. Liverpool dhe Chelsea ishin klubet që u raportuan se bënë çmos që francezi të transferohej në Premier League këtë sezon. Por në fund bisedimet u mbyllën, me kapitenin e Lyonit që u tha se vendosi të qëndrojë. Por sikurse ka deklaruar së fundmi Presidenti i Lyonit, “Chelsea nuk kishte aspak interes për lojtarin dhe e humbui mundësinë për të nënshkruar me të”.

fekir

Pas 23 golash në 39 ndeshje të realizuara sezonin e kaluar, Nabil Fekir ishte protagonist edhe me Francën në Botëror, duke u shpallur kampion. Liverpool u tha se në ato javë paraqiti një ofertë prej 60 milionësh përpara se Fekir të ndryshonte mendje. Por tashmë Jean-Michel Aulas, rrëfen se në ato ditë, Chelsea i kishte të gjitha mundësitë që ta bindte lojtarin. “Në fillim të verës kur i bëmë planet, e kishim të sigurt se Fekir do largohej. Kur bisedimet me Liverpoolin u mbyllën, folëm me përfaqësues të Chelsea-it, por ata nuk u shfaqën aspak me interes për këtë cështje” tregoi presidenti i Lyonit, duke përgënjeshtruar kështu të gjitha lajmet e bujshme të verës se Blutë e Londrës po kërkonin medoemos të afronin në skuadrën e tyre Nabil Fekirin.