Presidenti i Interit beson tek finalja e Champions League, Zhang: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Cityt

Sport

 

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e madhe e UEFA Champions Leage mes Manchester Cityt dhe Interit, emocionet sa vijnë e shtohen. Për shkak të ecurisë pozitive përgjatë gjithë sezonit, anglezët konsiderohen favoritë ndaj italianëve. Megjithatë, presidenti i klubit ziaktlër, Steven Zhang, është përpjekur të karikojë ekipin e tij, duke thënë se frika nuk duhet të ekzistojë në asnjë mënyrë dhe se triumfi në Stamboll nuk është një ëndërr e pamundur.

“Nuk duhet të kemi asnjë frikë ndaj Manchester Cityt. Zotërojmë kualitetin për të triumfuar ndaj tyre. Champions League nuk është një ëndërr e pamundur. Interi ka treguar se me skuadrat e mëdha mund të bëjë mirë dhe të jetë kompetitiv. Ne kemi gabuar pikërisht ndaj ekipeve të vogla, teksa gjatë rrugës kemi lënë shumë pikë ndaj tyre.

Më tej, Zhang ka thënë se janë pikërisht rezultatet e fundit të skuadrës, ato që i japin më tepër frymë pozitive grupit se edhe të Shtunën mbrëma të 10 Qershorit, Interi mund të bëjë realitet ëndrrën e madhe, duke u kthyer në shtëpi me trofeun e 4 të Champions League në historinë e klubit.

Rrugëtimin e jashtëzakonshëm sezonal të Champions League, Zhang ia faturon trajnerit të skuadrës, Simone Inzaghi, për të cilin është shprehur me fjalë superlative.

“Nëse Conte ishte një karakter shumë i vështirë, Simone është krejtësisht e kundërta. Ai zotëron aftësi fantastike në menaxhim dhe instalon qetësi olimpike në radhët e lojtarëve. Ndodh që përpara ndeshjeve, unë jam më i tensionuar sesa Inzaghi. Mund të them se ai ishte si një dhuratë për mua”, ka deklaruar ndër të tjera presidenti i Interit, Steven Zhang.