Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta akuzohet për ryshfet. Përgjatë këtij viti, e më konkretisht që nga muaji Mars, ndaj Barcelonës ka nisur një hetim se i ka dhënë para të jashtëligjshme zv/presidentit të Komitetit të Arbitrave në Federatë, José María Enríquez Negreira, si e si që atrbitrimi në fushën e lojës, të ishte në favor të katalanasve. Bëhet fjalë për epokën e viteve 2001, deri në vitin 2018-të.
Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria ka nisur hetimet për një total prej 33 pagesash, me një total që prek shifrën e 7 milionë eurove. Në rrethana si këto, ky skandal, prek edhe epokën kur nga 2003-shi, deri në 2010-tën, klubi është drejtuar në etapën e parë pikërisht nga Joan Laporta, ndaj të cilit tashmë ka nisur një hetim, teksa akuzohet për ryshfet, ashtu sikurse presidentët e tjerë, Sandro Rosell, apo edhe Josep Maria Bartomeu. Të përfshirë në këtë çështje, ndaj të cilëve gjithashtu është hapur një dosje, janë edhe ish-drejtorët e klubit katalanas, Oscar Grau dhe Albert Soler.
Më tej, sipas raportimeve, thuhet, se hetimi për epokën e Joan Laportas do të zgjerohet për të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje dhe jo vetëm ndaj presitentit në fjalë.
Teksa drejtësia vijon punimet mbi këtë çështje, Barcelona e ka mohuar kategorikisht të tilla ngjarje. Në Camp Nou besojnë se drejtësia do të peshojë në anën e tyre dhe se shumë shpejt, akuzat do të cilësohen të pavërteta.