Premier-League, pesë skuadra luftojnë për titull

Sport

wreggregegrgegeggg

Java e 9-të e Premier-League-ës ofroi një tjetër provë se ky sezon në Angli do jetë totalisht i çmendur. Plot 5 skuadra, që luftojnë për titull, tashmë ndahen me vetëm nga një pikë dhe fundjava tregoi se luhatjet në krye të renditjes do të vazhdojnë edhe më tej. Manchester City-i i Pep Guardiolës ka harruar të fitojë. Pas 10 suksesesh radhazi të fillim-sezonit, “The Citizens” shënuan të djelën ndeshjen e pestë pa fitore duke u ndalur 1-1 nga Southampton. Kelechi Ihenacho ishte shpëtimtari i Bluve. Nigeriani arriti ta mbajë City-in në krye duke e çuar në kuotën e 20 pikëve. Po 20 pikë ka edhe Arsenali. Topcinjtë nuk mundën të fitonin në përballjen me Middlesbrough duke shpërdoruar një rast të artë për sa i përket konkurrencës me skuadrën e Pep Guardiolës. Nga ana tjetër me të njëjtin rezultat të bardhë, pra pa gola, u ndal edhe Tottenham. Me 19-pikë, në vendine 5-të, skuadra e Pocchettinos është e vetmja që nuk ka humbur në këtë sezon. Por përballja me Bournemouth ishte e vështirë për ta. Sigurisht pjesmarrja në Champions League, ja kushtëzon energjitë Spursave por që deri më tani kanë bërë shumë mirë. Nga e gjithë kjo tablo përfitoi Liverpool. “Reds”-at e Jurgen Klopp shënuan një fitore 2-1 ndaj West Bromwich Albion. Mane dhe Coutinho në pjesë të parë, ishin të mjaftueshëm për të kuqtë, të cilët i rikthehen fitores pas barazimit me Manchester United-in dhe me 20-pikë tanimë edhe ata pretendojnë të luajnë për titull.