Premier League, Manchester United nuk di më të shënojë gol

Sport

zlatan

42 gjuajtje asnjë gol, ky është bilanci i Zlatan Ibrahimovic në 6 ndeshjet e fundit të Premier-League-ës, në një kohë që presioni për të dhe Manchester United-in vazhdon të jetë i madh. Djajtë e Kuq barazuan pa gola këtë javë në ndeshjen me Burnley-in dhe Jose Mourinho vuajti dënimin me pezullim nga Federata Angleze duke e parë ndeshjen nga tribuna. Në një analizë të përpiluar nga BBC tregohet qartë momenti i sfrustimit që është në kampin e “Djajve të Kuq”. Kapiteni Wayne Rooney me formën më të dobët në 5 vitet e fundit, mund të jetë drejt largimit për në Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër momenti aspak i mirë është edhe për Ibrahimovic. Suedezi këtë sezon ka goditur portën në 57 raste. Plot 16 raste më shumë se Philippe Coutinho dhe gjithkush tjetër në Premier-League. Por që pas golit me Manchester City-in më 10 shtator, ai ka dështuar ta dërgoi topin në rrjetë duke dalë huq me 42 gjuajtje në kuadrat. BBC shkruan se kjo është forma më e dobët e 34-vjecarit që prej vitit 2007-të kur asokohe luante për Interin. Ndaj Burnley-it, statistikat ishin të frikshme për United-in. Plot 37 gjuajtje në portën kundërshtare, cka rezultoi në përpjekjen më të shpeshtë në një ndeshje të Premier-League-ës që prej vitit 2003. Gjërat bëhen të vështira për United, që nuk fiton prej 4 ndeshjesh në kampionat dhe zbret në vendin e 8-të, ndërkohë që në mesjavë ka një përballje të vështirë me Fenerbahchen në Europa League.