Premier League, Manchester City dërrmon 6-1 Huddersfiedlin, Guardiola lavdëron të tijët

Sport

manch city
Ishin pa Kevin De Bruyne, por ja që Manchester City shkatërroi lehtësisht 6-1 Huddersfieldin në një ndeshje plot ritëm, grintë dhe spektakël. Pep Guardiola e kishte paralajmëruar se Sergio Aguero ishte në një formë të mirë dhe pikërisht këtë gjë ai e tregoi në fushë pasi realizoi një trigolësh, më saktësisht trigolëshin e 9-të në Premier-League. Goli i parë ishte me një super-asist nga Ederson Moraes, ku topi shkoi më tepër se 70 metra në këmbët e argjentinasit. Asisti me distancën më të lartë regjistruar ndonjëherë në futbollin anglez. Gabriel Jesus shënoi të dytin në minutën e 31, ndërsa fillë 4 minuta më vonë sërish Aguero ndëshkoi Huddersfiedlin.

guardiola

Me shifrat 3-0 loja praktikisht ishte e mbyllur, por Stankovic shënoi një gol nderi pak përpara fundit të pjesës së parë. Por makthi s’ishte mbaruar. Në pjesën e dytë, David Silva realizoi një perlë me goditje dënimi dhe loja më tej ishte thjesht miqësore. Sergio Aguero e kompletoi tripletën në minutën e 75-të. 13 herë nga 3 gola me Manchester Cityn, 9 herë në kampionatin kryesor të ishullit, vetëm Shearer ka realizuar më tepër, 11 herë. Për t’u mbyllur 6-1 mendoi Sane, i cili detyroi Kongolon të shkaktonte një autogol. City pas kësaj fitoreje tregon edhe njëherë se shumë pak ka ndryshuar nga viti i kaluar. Me 6 pikë të plota kryeson kampionatin ndërsa Pep Guardiola vlerëson jashtë mase grupin duke i cilësuar ata të përmirësuar edhe më shumë se viti që shkoi.