Ndërsa futbolli për momentin është i ndalur për shkak të pandemisë së Coronavirus, e njëjta gjë po ndodh edhe në Angli. Në këtë situatë të pazakontë, shumë prej skuadrave kanë vendosur që të kenë edhe një reduktim të pagave të tyre. Diçka të tillë e ka konfirmuar Juventusi, Real Madrid, apo edhe Barcelona. Gjithashtu, edhe në Francë palët janë dakordësuar që të ketë një reduktim të të ardhurave, por jo për të gjithë njësoj. Gjithçka do të vendoset në bazë të kontratëss që kanë lojtarët. Duket se diçka e tillë do të ndodh edhe në Premier League. Sikurse raporton Daily Mail, kapitenët e skuadrave të elitës së futbollit anglez, kanë krijuar një grup në Ëhatsapp, ndërsa diskutojnë mes tyre rreth kësaj çështje. Mendohet që ulja e pagës të jetë deri në 30% për të gjitha klubet, megjithëse ende nuk ka diçka zyrtare në lidhje me këtë çështje. Në veçanti, klubi i Arsenalit, i ka propozuar lojtarëve për një reduktim që shkon deri në 12.5%. Ndër të tjera, gjendur në këtë situatë, klubet do e kenë të vështirë që të shpenzojnë edhe në merkaton e verës, pasi gjatë kësaj kohe kostoja e shpenzimit të tyre është mjaft e lartë, teksa për momentin nuk kanë asnjë të ardhur.