Manchester City në telashe. Premier League ka nisur një hetim ndaj kampionëve të Anglisë, që ka të bëjë me mosrespektimin e rregullave financiarë. Sipas asaj që nënvizohet në raportimin e ligës, investigimi do përqendrohet në një konështrirje prej 4 vitesh dhe në total janë rreth 100 akuza, për të cilat klubi do hetohet. City ngarkohet me faj për e kontratat e futbollistëve, kontratën e trajnerit, të ardhurat, apo edhe rregullat me UEFA-n.
Nëse diçka e tillë konfirmohet, atëherë, Cityzens mund të përballen me pasoja të ndryshme, duke filluar me heqje të pikëve nga renditja, kufizim I merkatos, heqje të titujve të mëparshëm, e deri në zbritje nga kategoria.
Në lidhje me këtë situatë, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Manchester Cityt. Klubi kampion në fuqi I Anglisë, në raport, thekson se ndihet I surprizuar nga të tilla akuza, e në veçanti nga Premier League, që përherë ka patur në dispozicion një sasi të konsiderueshme materialish në lidhje me të tilla çështje.
Megjithatë, në deklaratën e Cityt, thuhet se klubi është I gatshëm që kjo çështje të shqyrtohet sipas rregullave, por të shqyrtohet nga një komision I pavarur që ta zbatojë detyrën në përpikmëri të plotë.