Prapaskenat e merkatos, për Mbappe nuk është interesuar vetëm Real Madrid

Sport

Kylian Mbappe nuk ka hequr ende dorë nga Real Madrid. Ndoënse rinovoi për 3 sezone me PSG, sulmuesi nuk e përjashton mundësinë që një ditë të transferohet në Santiago Bernabeu. Kështu është shprehur vetë lojtari i pyetur rreth të ardhmes së tij.

“Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të sjellë. Kur është fjala për këtë temë, atëherë unë preferoj të mos e komentoj. Po mendoj vetëm për të tashmë dhe e tashmja ime lidhet me PSG, skuadër me të cilën unë u lidha edhe për 3 vite të tjera”, ka thënë kampioni i botës.

Më tej, sa i përket aludimeve të merkatos, Mbappe ka zbuluar se ai emri I tij nuk ka qenë i lidhur vetëm me Real Madrid, por edhe me Liverpool.

“Me Liverpool kam qenë në bisedime, sepse është klubi i preferuar i nënës time. Ata janë një klub mjaft i mirë dhe jemi takuar 5 vite më parë, atëherë kur unë isha ende pjesë e skuadrës së Monaco”, ka cituar 23 vjeçari.

Sa I përket kësaj çështjeje, edhe trajneri i The Reds, Jurgen Klopp, në konferencat e tij për shtyp, nuk e ka mohuar interesimin përgjatë kohëve të fundit për Kylian Mbappe, por nënkampionët e Premier League nuk janë shtyrë në bisedime konkrete, për shkak të kostos marramendëse që përfshinte operacioni i francezit.