Portugezi vendos ikjen nga Milani, pa u kthyer mirë

Sport

Pa u kthyer mirë nga huazimi me Sevillan, Andre Silva ka vendosur të largohet përfundimisht nga Milani. Sulmuesi portugez braktisi fazën përgatitore që po kryejnë kuqezinjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë rrugën drejt Monacos, aty ku do të luajë duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ishte një operacion i iniciuar gjatë javës së kaluar nën udhëheqjen e agjentit Jorge Mendez dhe që mund të thuhet se është finalizuar me sukses gjatë ditëve të fundit. Ndërkohë që në arkat e Milanit do të shkojnë plot 30 milionë euro, pasi drejtuesit e klubit kuqezi kanë gjetur gjuhën e përbashkët me klubin nga Principata që merr pjesë në Ligën e parë franceze.

MILAN, ITALY – DECEMBER 10: Andre Silva of AC Milan looks on during the Serie A match between AC Milan and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on December 10, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Kjo shumë e përfituar i jep mundësi klubit milanez për t’u përqendruar me të gjitha forcat tek Angel Correa, që është objektiv për të përforcuar sulmin kuqezi.  Atletico Madrid insiston se Correa vlen 50 milionë euro. Ndërsa për momentin mësohet se diferenca mes ofertës dhe kërkesës është diku te 15 milionë eurot. Duket se sulmuesi argjentinas është pëlqyer për moshën vetëm 24-vjeçare dhe potencialin e tij. Për këtë arsye ka pasur edhe disa kontakte të reja me agjentin e tij në orët e fundit, duke i ofruar atij një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon për 5 vjet, teksa aktualisht merr 2.5 tek Atletico. Megjithatë, nga ana tjetër si për të treguar se tratativa është ende larg finalizimit, spanjollët kanë vendosur ta përfshijë lojtarin në turneun që do të nisin në SHBA. Por ndoshta pikërisht aty mund të ketë një takim vendimtar mes drejtuesve të dy klubeve sa i takon transferimit të Correas në Milano.