Cristiano Ronaldo është si vera, përmirësohet me kalimin e kohës. Ky është mendimi i Bernardo Silvas për kapitenin e tij tek kombëtarja e Portugalisë. Performanca e Ronaldos ndaj Spanjës, ku realizoi një tripletë ishte sipas Silvas pasqyra më e mirë e asaj çfarë CR7 mund të bëjë. Të jesh në nivelet më të larta për 10 vite rradhazi, është diçka që jo të gjithë mund t’a bëjnë shprehet 23-vjeçari. Sipas tij, të luash me Ronaldon është shumë e thjeshtë. Mjafton t’i japësh topin pranë zonës dhe ai i bën gjërat të funksionojnë më së miri.
Ndër të tjera, ai vë theksin edhe tek roli i kapitenit, të cilin Cristiano tek luzitanët sipas Silvas e kryen më së miri. Ai u flet shokëve tij, u jep këshilla dhe gjithmonë thotë se i intereson vetëm një rezultat i mirë zbulon lojtari i Manchester Cityt. Për më tepër, grinta që Ronaldo ka e bën të jetë më kapiten se shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj.
Një thumbim ky me Messin, ndonëse Bernardo Silva nuk preferoi të përmendte emra për ta krahasuar me kapitenin e tij tek Portugalia.