Portugali, shtypi dënon sulmin ndaj lojtarëve të Sportingut, ndërkohë ata pranojnë të luajnë finalen

Sport

sporting
Në sintoni të plotë, shtypi portugez dënoi të enjten terrorin ndaj lojtarëve të Sportingut. Faqet e para të A-Bolas, O-Jogos dhe gazetës Record përmbanin të gjitha pamje të akademisë apo çasteve të dhunës së 50 ultrasve ndaj skuadrës bardh-e-gjelbër. Megjithatë, pavarësisht situatës së rëndë të krijuar, në Lisbonë, grupi i lojtarëve ka rënë dakord ta diskutojë finalen e Kupës me Desportivo Avesin. Bas Dost dhe lojtarët kanë përpiluar një deklaratë ku thonë se “nuk janë në kushte të përshtatshme psikologjike, por që do ta nderojnë fanellën duke zbritur në fushë të dielën”.

bas dost

Situata e rëndë e sulmit fizik ndaj skuadrës së Lisbonës ka bërë që shumëkush te Sportingu të mos e mendojë më qëndrimin në Alvalade. Gazetari Jose Manuel Delgado, duke folur për BBC-në analizoi se një grup nga organika aktuale, me vlerë totale rreth 200 milionë euro, do të largohen nga skuadra që këtë verë. Në këtë grup bëjnë pjesë jo vetëm lojtarët e sulmuar fizikisht, si Dost, Acuna, Carvalho apo Rui Patricio, por edhe të tjerë që nuk pësuan gjë, pasi “klima s’është aspak e përshtatshme për sport”. Ndërkohë presidenti i klubit Bruno de Carvalho ka theksuar se ky sulm i ka shkaktuar një dëm të parikuperueshëm imazhit jo vetëm të Sportingut por edhe të fubtollit portugez në tërësi.