“Ronaldo e ka vendosur, do të largohet nga Reali i Madridit” ky ishte titulli i së enjtes i të përdtishmes portugeze Record, që hidhte më shumë dritë për situatën që ka kapiteni i përfaqësueses në prag të botërorit. 33-vjecari thuhet se do të largohet nga Los Blancos pas një vendimi të diktuar jo shumë nga aspekti financiar se sa nga fakti se Florentino Perez nuk i ka treguar atij asnjë shenjë vlerësimi kundrejt punës së palodhur të bërë deri më tani. Kështu thotë gazeta, e cila thekson se Ronaldo është ndjerë i braktisur që në fillim të sezonit që shkoi.
“Asnjë përpjekje për t’i shtuar pagën, të cilën 33-vjecari do ta shihte si shpërblim për atë që ka dhënë në fushë” shkruan Record. Ronaldo aktualisht përfiton 21 milionë euro te Reali dhe sipas gazetës Marca në Spanjë, më shumë se një shtim, ai donte dyfishim të pagës, kjo duke parë se Los Blancos po interesoheshin për Neymarin, i cili te PSG paguhet afërsisht 37 milionë euro në sezon. Shtypi portugez ka shtuar të tjera argumenta në situatën që ka sulmuesi më rezultativ i Realit. Çështja e tij me autoritetet e taksave në Spanjë mbetet problem, pasi për shmangien e tatimeve ai rrezikon edhe burgun. Kështu A Bola thotë se një largim prej Spanjës do të ishte zgjidhje për të. Për sa i përket destinacionit, Record jep dy alternativa, PSG dhe Manchester United-in.