Portugali; Derbi i Lisbonës do të vendosë titullin

Sport

I konsideruar si një nga përballjet mnë të ndezura të futbollit europian, derbi i Lisbonës ka rezultuar që shpesh të jetë vendimtar për fatet e sezonit për të dyja skuadrat. Por këtë herë, më shumë se kurrë, derbi mes Benfikës dhe Sportingut do të shihet si një finale. Në javën e 33-të të kampionatit, që rezulton të jetë edhe i parafundit për këtë sezon, Benfika dhe Sportingu do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin mitik ‘Da Luz’, me skuadrat që vijnë në kuotë të barabartë pikësh. Pas 32 javësh, ekipet e Lisbonës llogarisin secila nga 78 pikë, por Sportingu qëndron për momentin në vendin e parë, për shkak të ndeshjeve direkte. Në takimin mes tyre në fazën e parë, Sportingu iu fal një goli të Geny Catamo për të marrë triumfin, prandaj në këtë përballje në ‘Da Luz’, edhe barazimi i shkon përshtat. Të udhëhequr nga golashënuesi më i mirë i sezoni, i cili me gjasa do të rrëmbejë edhe ‘këpucën e artë’ europiane, Viktor Gyokeres, Sportingu do të provojë të heshtë stadiumin. 38 gola e 7 asiste në kampionat për Gyokeres, ndërkohë që rivali i tij në anën tjetër të qytetit, është greku Vangelis Pavlidis, me 18 gola e 6 asiste.

Që pas eleminimit nga ‘Champions League’, Benfica ka patur një ecuri të shkëlqyer me 9 fitore e 1 barazim në 10 ndeshje. Por ekzaktësisht po me të njëjtin ecurinë vjen edhe Sportingu, që që ka fituar 9 e ka barazuar 1 takim nga 10 të fundit që ka luajtur. Në rast të një triumfi me 2 gola ose më tepër në derbi, Benfica do të kishte shansin të festonte brenda mbrënjes edhe fitimin e titullit kampion. E njëjta gjë vlend edhe për Sportingun, që në rast të një fitoreje, do të shpallej zyrtarisht kampion në tokën e rivalëve të përjetshëm. Barazimi do të mbante sërish në avantazh Sportingun, por do të shtynte çështjen e titullit për në javën e fundit, që Benfica e luan në transfertë ndaj Bragës, ndërsa Sportingu në shtëpi ndaj Vitoria Guimaraes.