Porto vs Arsenal, TS2 HD, 21:00

Sport

Sergio Conceicao, trajneri I Portos:

“Sonte do të përballen dy skadra me traditë europiane. Do të luajmë ndaj një skuadre që është mjaft e organizuar. Një skuadër që pikën e saj më të fortë ka punën në grup, diccka që është organizuar më së miri nga Mikel Arteta, I cili ndodhet në krye të ekipit prej 5 vitesh. Arsenali ka një organikë të talentuar, me një kapacitet teknik, që gjithashtu di t’u përgjigjet në mënyrë të përkryer edhe skemave taktike. Kjo do të jetë një ndeshje ndryshe nga ato që luajmë brenda vendit, në kampionat, apo Kupë. Loja sulmuese e Arsenalit, do të japë njëkohësisht mundësinë për të eksploruar skemat të ndryshme të organizimit nga ana jonë. Për të arritur këtë gjë, duhet të tregohemi mjaft të duruar dhe kompaktë në të gjitha fazat e lojës. Nuk duhet të harrojmë se një mbrojtje solide, do të jetë njëkohësisht edhe ccelësi I suksesit për këtë sfidë. Patjetër që gjatë lojës do të ketë situate të ndryshme, ccka mund të rezultojnë vendimtare edhe në rezultatin përfundimtar. Megjithatë, do të thoja, se një barazim, nuk është aspak një rezultat I mirë për ne. Në kushtet që jemi, vetëm fitorja cilësohet si diccka pozitive. Shpresojmë ta arrijmë këtë gjë, duke marrë parasysh që jemi edhe në fushën tonë dhe pas nesh do të kemi një tifozëri të apasionuar pas kësaj skuadre. Ne nuk jemi në kërkim të lojtarit tonë të 12, por duam që përkrahësit tanë të jenë të parët dhe të kthehen në motivues të skuadrës për të dhënë një performancë productive në fushën e lojës. Taremi? Ai nuk është gati për këtë ndeshje, si pasojë e një probemi fizik, por jam I bindur se ccdokush që do të zbresë në fushë, do të japë maksimumin e tij.”

Diogo Costa, portieri I Portos”

“Sonte presim të përballemi me një Arsenal të fortë, që do të vijë me mission të qartë përballë nesh. Megjithatë, unë ju garantoj se ne do të bëjmë gjithccka të mundur për të mos e lejuar kundërshtarin të dalë në lojën e tij dhe të kuptojë se cc’do të thotë të sfidohesh me Porton. Dua të them se jemi të përgatitur për gjithccka që Arsenali do të përpiqet të bëjë, si në fazën sulmuese, gjithashtu edhe atë mbrojtëse. Ccdo skuadër ka pikën e saj të dobët. Ata ende nuk janë përballur me Porton dhe padyshim që do të hasin vështirësitë e tyre. Obejktivi është I thjeshtë.

Një skuadër ei Porto gjithmonë synon të fitojë, pavarësisht kundërshtarit që ka përballë. Kur luajmë ndaj Arsenalit, ne mendojmë në të njëjtën mënyrë sikurse ndaj Aroucas, me gjithë respektin për këtë të fundit. Ndaj Aroucas ne e kemi detyrim të fitojmë, por edhe kundër Arsenalit vlen e njëjta gjë. Jam I bindur se Arsenali ka pika të dobëta, por nuk do t’I tregojë këtu përpara jush. Ajo që mund të them me bindje është se do të japim më të mirën tonë për të fituar. Nëse ata janë favoritët, atëherë këtë gjë duhet ta tregojnë në fushën e lojës.”

Mikel Arteta, trajneri I Arsenalit:

“Porto është një skuadër që më ka impresionuar shumë. E njoh mjaft mirë trajnerin e tyre dhe historinë që ata kanë. Po flasim për një klub me eksperiencë në Champions League, me një ekip kualitativ në të gjitha fazat e lojës. Kjo është edhe arsyeja kryesore që ata janë rregullisht kompetitivë në kompeticionet europiane. Dua të theksoj gjithashtu se portugezët janë mjaft pasionanttë ndaj futbollit. Nga këtu kanë janë formuar trajnerë të mëdhenj dhe janë ndërtuar akademi të mëdha, mes më të mirave në Europë. Nuk është rastësi që këtu rriten dhe zhvillohen shumë lojtarë, të cilët shkëlqejnë dhe bëjnë diferencën në ligat e tjera. Ky është një tregues I historisë së këtij vendi dhe mënyra se si janë rritur ndër vite. Jam një tifoz I madh I futbollit portugez. Kështu që jam I bindur se donte do të përballemi me një kundërshtar të fortë, por njëkoësisht jemi edhe të emocinuar për sfidën që na pret. U bënë 7 vite që ne nuk jemi pjesë e kësaj faze të kompeticionit dhe 14 vite që nuk jemi pjesë e fazës ccerekfinale. Për këtë arsye, jemi të mbushur me plot energji për të luajtur. E dimë se kjo është një ndeshje delicate, ku kujdesi duhet të jetë në nivelin maksimal. Kompeticioni është ndalur për 2 apo 3 muaj, e po ashtu që këtë herë do të jetë një fazë ndryshe nga ajo e grupeve. Të gjitha skuadrat janë shumë të vështira për t’u përballur, ndërsas ne kemi pak kohë për t’u përgatitur në mënyrën e duhur. Kështu që duhet të jeesh gati, sepse kundërshtarët janë të përgatitur dhe të rrezikshëm.”

 

 

 

 

 

Gabriel, mbrojtësi I Arsenalit:

“Është pak të thuhet se kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne. Do të kemi përballë një skuadër të madhe, e me një histori të admirueshme në Champions League. S’ka dyshim se Porto ka lojtarë me kualitet tët lartë, që mund të bëjnë diferencën nga momenti në moment. Megjithatë, pavarësisht cilësive të kundërshtarit, për të cilin duhet të tregojmë respect maksimal, ne kemi ardhur këtu për të kryer misionin tonë. Synimi ynë I vetëm është fitorja. Jemi gati për të dhënë një paraqitje dinjitoze, që përshtatet me formatin e Champions League. Bëhet fjalë për një kompeticion që kërkim maksimumin dhe ku është mëse e qartë se asnjë prej skuadrave pjesëmarrëse nuk ëshë e lehtë për t’u mposhtur. Kështu që, jemi gati. Vijmë nga një moment I mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. Kemi mësuar shumë përgjatë viteve të kaluara dhe tashmë mund të konkurojmë denjësisht edhe në një kompeticion si Champions League.”