Porto-Juventus, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

456

Espirito Santo, trajneri i Portos: E dimë që Do Dragao ka për të qenë plot. Do mundohemi që energjinë e tifozëve ta përcjellim sa më shumë në fushë. E dimë! S’duhet të nënvlerësojmë asnjë skuadër, por në të njëjtën kohë nuk duhet të ndihemi as inferior. I respektojmë kundërshtarët tanë. E dimë që janë një skuadër e madhe, prandaj jemi përgatitur për të luajtur ndaj tyre me të gjitha forcat që kemi.

André Silva, sulmuesi i Portos: Buffon është një legjendë, por duhet të them se në skuadër kemi dhe ne një të tillë, sikurse Casillas. Sidoqoftë do isha tejet i lumtur nëse do të arrij t’i shënoj një gol Buffonit. Do të ishte si një ëndërr e bërë realitet. S’besoj se ka favoritë në këtë sfidë. Ne e kemi studiuar me kujdes Juventusin. Ata janë të fortë, por dhe ne gjithashtu.

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit: Porto është një skuadër e ndërtuar për të qenë në Champions League. Ata s’kanë humbur që prej shtatorit dhe kanë pësuar vetëm 14 gola këtë sezon. Kanë statistika të shkëlqyera. Këto tre vitet e fundit, në shtëpi, kanë mundur Bayernin dhe Chelsea-in, prandaj ka për të qenë një test i vështirë. Dihen problemet që kemi kaluar, por na duhet të mbetemi të përqendruar pasi këto do të jenë 180 minuta tejet të vështira. Mbase Porto mund të jenë skuadra më e fortë që mund të na qëllonte në shortin e 16-shes.

Gianluigi Buffon, portieri i Juventusit: Shpresoj që André të mos e realizojë kurrë ëndrrën e tij… Ai është lojtar i shkëlqyer dhe me mjaft cilësi, por them se krahas meje do jetë edhe skuadra që do të përpiqet ta ndalojë. Besoj fort te grupi, pasi shoh tek ata ambicie dhe përkushtim maksimal për të arritur rezultate, ndaj ndihem me fat dhe i kënaqur të vazhdoj e të luaj ndeshje të tilla.