Gjatë ndeshjes së djeshme midis Francës dhe Uruguajit, portieri francez Hugo Lloris pati një incident aspak të këndshëm. Krejt papritur, gjatë ndeshjes, një pilivesë ndaloi për pak sekonda në gojën e tij. Detaj të cilin kamerat janë siguruar që ta kapin.
Portierit i është dashur ta pështynte me shpejtësi atë dhe kjo mjaftoi për tu bërë kështu “material” për meme. Sigurisht videoja tashmë është bërë virale dhe madje ka nga ata të cilët i kanë hapur pilivesës llogari në rrjetet sociale.