Policia mbyll çështjen e Neymar. Akuzat për përdhunim janë shpifje…

Sport

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Sao Paulo tha se çështja ishte hedhur poshtë për shkak të mungesës së provave, por do t’i dërgohet prokurorëve për një vendim përfundimtar. Hetimi nisën pasi modelja braziliane Najila Trindade pretendoi se futbollisti brazilian e përdhunoi në një hotel në Paris, Francë, në maj.
Neymar mohoi akuzat. Ndërsa nuk ka komentuar ende vendimin e policisë. Çështja është bërë sensacion i momentit në Brazil dhe ka qenë kryefjala në media dhe portale. Ngjarja doli në dritë në Qershor, kur ylli i Paris St-Germain publikoi një video prej shtatë minutash në Instagram duke zbuluar se ishte akuzuar për përdhunim.
Ai gjithashtu publikoi mesazhe dhe imazhe në Ëhatsapp, që kishte shkëmbyer me modelen. Në video, Neymar tha se i bëri publike për të vërtetuar se asgjë nuk ishte e vërtetë.
Trindade më pas doli në publik, duke dhënë një intervistë televizive dhe publikoi pamjet dhe një video që tregonin një grindje mes tyre. Policia më vonë ngriti një padi për shpifje ndaj Trindade. Gjithashtu modelja është braktisur nga disa avokatë.
Prokurorët kanë 15 ditë kohë për të vlerësuar çështjen përpara se gjykata të marrë një vendim të formës së prerë…