Pogba: Nuk mud të gaboj zgjedhje

Sport

Edhe disa ditë e më pas do të mesohet zyrtarisht nëse Paul Pogba ka vendosur të rikthehet tek Juventusi apo jo. Përshtypja është se francezi është gati të veshë sërish fanellën bardhezi, por me siguri, pas dështimit tek Manchester United, ai nuk mund të lejojë të bëjë sërish gabime, duke qenë se në moshën 29-vjeçare kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit e rendesishme. “Sot jam në një pikë vendimtare në karrierën time. Më duhet të marr vendime të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen time. Dhe nuk kam e mundesine të bëj gabime”, tha pogba gjatë nje dokumentari kushtuar pikerisht atij.

Pas  dy javësh do të përfundojë kontrata me Manchester United, “një nga klubet më të rëndësishme në botë”, siç e ka përcaktuar vetë ai. Dukej se rikthimi në “shtëpi” do të përkonte me triumfe të mëdha ,por përkundrazi, në gjashtë vitet në Mançester ai  fitoi vetëm një Europa League dhe një Kupë të Ligës angleze. Aftësitë e tij fizike dhe teknike janë të  padiskutueshme, por duhet që dicka të ndyrshojë tek ai për tu kthyer edhe një herë Pogba-ja që të gjitha admiruan në përvojën e parë me Juven . Shpresa e tij dhe e tifozëve bardhezi është që Torino t’i jape një shtysë për tu rikthyer i madh.

Marrëveshja tashmë duket e sigurt, madje edhe zërat për një interesim nga PSG dhe klube të tjere, duken vetëm fasadë. Me pak fjalë, Allegri mund të jetë i sigurt: Pogba është gati të bëjë zgjedhjen e duhur, që do të thotë, Juventus.