Pogba: Mund të jetë Botërori im i fundit…

Sport

paul
Paul Pogba e ka konfirmuar veten si yll në fushë dhe “shoëman” jashtë saj. Një personalitet i dyfishtë, që ka karakterizuar deri tani karrierën e tij, teksa po ndihmon grupin e lojtarëve francezë për të mbajtur kompaktësinë e duhur. E ka vijuar ta shfaqë edhe në konferencën për shtyp, para sfidës me Danimarkën, vendimtare për kreun e grupit. “Kur luaj është njësoj sikur të jem duke kërcyer. Ndiej kënaqësi dhe e bëj gjithçka më buzëqeshje. Jap gjithcka për skuadrën time. Nuk më tremb as përgjeësia e liderit”, ka thënë fillimisht mesfushori. Ai mbetet një nga kolonat e përfaqësueses franceze, ndonëse vijon të marrë kritika. “Tashmë thuajse jam mësuar. Por kritika që më ka bërë të ndihem më keq ishte ajo mbi cmimin tim. Por sa më shumë flitet për mua, aq më shumë e dua veten”.

pogba

Ndërkohë, Pogba ka befasuar duke pranuar se ky mund të jetë edhe Botërori i tij i fudit. “Jam realist. Nuk e di cfarë mund të ndodhë pas 4 vjetësh. Ndoshta nuk do të grumbullohem, ndoshta do të jem i dëmtuar, apo do të ketë lojtarë për të mirë se mua. Ky është Botrëri im i dytë, po realizoj një ëndërr. Jam realist, por shpresoj të bëj më shumë. Dhe dua të fitoj”, kanë qenë fjalët e tij.Ndër të tjera ka dalë edhe në mbrojtje të Griezman, duke thënë hapur se askush nuk duhet ta prekë. “Nëse nuk shënon gjatë ndeshjes, nuk ka përse merret në shënjestër. Ai bën punën e tij mbrojtëse, ka cilësitë e veta. Prandaj askush të mos guxojë ta sulmojë!”.Sa i takon ecurisë së Francës, Pogba ka shpjeguar se për askënd nuk ka ndeshje të lehta. Pasi të gjithë lojtarët janë gati të të njëjtit nivel dhe nuk ka ekipe të vogla. Ndërsa mendon se Mbappe është njëriu, nga i cili pret të vazhdojë të bëjë diferencën te kjo Francë, pse jo, duke shënuar edhe nga 3 gola për ndeshje.