Mauricio Pochettino zbarkon në Londër dhe është gati për të nisur menjëherë nga puna si trajner i Chelsea.
Në fjalët e tij të para si timonier i Bluve, argjentinasi është shprehur mëse i lumtur që është bërë pjesë e një klubi të tillë.
“Chelsea ëshrë një nga klubet më të mëdha në botë dhe për mua ishte shumë e thjeshtë që të bëhesha pjesë e këtij projekti. Tifozëve mund t’u premtojmë se do të punojmë fort dhe fanellën tonë do e mbromjë me dinjitet. Jemi gati për të dhënë çdo gjë, vetëm e vetëm që tifozët të jenë krenarë me ne”, janë disa nga fjalët e para të Pochettinos si trajner i Chelsea.
Sipas 51 vjeçarit, ai do të përpiqet në maksimum, që lidhja mes klubit dhe tifozëve të jetë më e madhe, pasi një gjë e tillë, do ta përforconte edhe më tepër ekipin.
Më tej, Pochettino, ka shpalosur edhe objektivin kryesor të sezonit që vjen: “Objektivi kryesor është vetëm fitorja, sepse futbolli është i lildhur ngushtë me fitoren. Nëse fiton, atëherë kjo të ndihmon për të bërë gjëra të tjera”, ka deklaruar ish-tekniku i Tottenham.
Me Chelsean, Pochettino ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare, teksa misioni i tij në “Stamford Bridge” është që ta rikthejë skuadrën në nivelet më të larta dhe ky mision padyshim që konsiderohet mjaft sfidues. Në edicionin që lamë pas, Blutë nuk arritën të kualufikoheshin dot në asnjë kompeticion Europian, duke mbyllur një nga sezonet më të errëta të 30 viteve të fundit.