Pochettino ndjen mungesën e lojtarëve dhe rrezikun nga Messi

Sport

pochetino
Mauricio Pochettino (Trajneri i Tottenham): Kemi disa lojtarë me dëmtime të ndryshme. Por nuk kemi pse kapemi pas kësaj. Duhet të bëhemi të fortë. Çdo lojtar duhet ta ndjejë se mund të fitojë dhë të arrijë atë që kërkon. Kur ndërton një skuadër dhe ke 24 apo 25 lojtarë, të gjithë janë deçizivë. Nuk mund të thuash që do të humbasim 3-0 dhe të pushosh lojtarët për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme. Mund të fitojmë. Sot do të shijojmë edhe spektaklin e lojtarit më të mirë në botë, Messi. Futbolli nuk është një dramë. Duhet të jemi të fokusuar, kompetitivë dhe të jemi të lumtur kur të hymë në fushë. Duhet të jemi pranë sa herë që Messi prek topin, pasi nëse gjen hapësira ai mund t’i shmanget lehtësisht markuesit të tij. Kur përballesh me skuadra që nuk vijnë nga një formë e mirë, është mirë për ta të luajnë në një kompeticion tjetër. Barcelona dhe skuadra të tjera të mëdha e ruajnë më të mirën e tyre për në Champions League. Për momentin, jemi të fokusuar tek Barcelona dhe jo tek sezoni ynë.

fikfsdtso2nfyucdlgad
Harry Kane (Sulmues i Tottenhamit): Jemi sërish në nivelet më të larta të futbollit të luajtur dhe kjo na mbush me optimizëm. Ndeshja e parë nuk shkoi sikurse ne do të donim të kishte vajtur, por tanimë duhet të shohim përpara. Messi?! Ai është i jashtëzakonshëm. Tashmë ai është përtej standardit në këto nivele. Mendoj se ai dhe Ronaldo kanë qenë përtej niveleve normale të lojtarëve të tjerë të cilët gjatë këtyre viteve janë munduar të vendosin historinë në Champions League. Kur ti shënon aq gola sa Messi, 40, 50 apo dhe 60 brenda një sezoni është e jashtëzakonshme. Si sulmues dua që të mundohem e të realizoj sa më shumë të mundem. Të mundohem e të bëj aq sa ai. Sigurisht, në mënyrë absolute ai është përtej ne të gjithëve. Mbetet duke shënuar gola dhe për mua, mbetet motivim që të përmirësohem sa më shumë. Dita ditës po mundohem të realizoj gola dhe t’i afrohem atij, ky është frymëzimi im.