Pochettino flet për Eriksenin, shpreson që ai të qëndrojë!

Sport

pochettino
Reali i Madridit e kërkon prej kohësh, por Maurizio Pochettino shpreson që Christian Eriksen të qëndrojë në Londër me fanellën e Tottenhamit. Duke folur pas fitores 1-0 ndaj Brightonit trajneri argjentinas tha se mesfushori danez është tejet special për skuadrën dhe se kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm për ngritjen e nivelit në vitet e fundit. Eriksen aktualisht përflitet si një nga lojtarët që do të lëvizë gjatë kësaj vere me plot para që do të vendosen në tavolinë nga klube si Reali i Madridit. 27-vjecari vlerësohet në merkato mbi 90 milionë euro. Ai ka edhe një vit kontratë me Spursat, kontratë që e ka ripërtërirë për herë të fundit në shtator të vitit 2016-të.

auto auto ERIKSEN14929471231541093957

Duke folur për këtë pjesë Pochettino ka nxituar të theksojë se marrëdhënia në skuadër me të është e veçantë dhe se Eriksen është në qendër të projektit për të ardhmen dhe se ai ka shfaqur interes për ripërtëritje. Por diskutimet do të bëhen vetëm në fund të sezonit. Danezi u soll nga Ajaxi në vitin 2013-të për 14 milionë euro. Që prej asaj kohe ai ka diskutuar 270 ndeshje, në të cilat ka shënuar 64 gola dhe 86 asiste. Gjatë këtij sezoni ai ka qenë vendimtar me 8 golat e tij dhe 17 asistet e shërbyera. Eriksen ishte thelbësor në kualifikimin nga Grupi B në Champions League, pasi prej golit të tij ndaj Interit, Tottenhami mori pikët e nevojshme për të shkuar më tej. Nëse ai do të vazhdojë apo jo të jetë pjesë e skuadrës kjo me siguri do të varet edhe nga fundi i këtij sezoni.