Po perëndon vërtet epoka “Messi-Ronaldo”?

Sport

Duket se po shkon drejt perëndimit epoka e Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messit. Ndoshta jo përfundimisht, duke parë suksesin e argjentinasit në Kupën e Amerikës që solli edhe Topin e Artë, apo edhe tripletën e freskët të luzitanit kundër Tottenhemit. Por sigurisht që në Champions League, parabola e të dyve vazhdon të jetë në rënie.

Për edicionin e dytë radhazi, as Pulce dhe as CR7 do t’i shohin cerekfinalet nga televizori. Kështu erdhi eleminimi i dytë radhazi për Ronaldon dhe Messin në të tetat e finaleve të CHampions I pari doli jashtë skene pas humbjes kundër Atleticos në Old Trafford, kurse tjetri me PARIS SG ishte dëbuar javën e kaluar nga Reali i Madridit. Më 2021-shin, lamtumira e njëkohësishme e të dyve që në këtë fazë të turneut më prestigjoz për klube, kishte bërë shumë bujë. Ndërsa tani konfirmohet sërish. E ky duket se është një sinjal që flet shumë.

Në këtë mënyrë mund të thuhet se ky sezon – pas lëvizjeve respektive në Manchester e Paris, – mund të konsiderohet përsëri dështues për Ronaldon e Messin, duke ditur që asnjëri nga të dy nuk mund të luftojë për të fituar Champions Leaguen, që në fillim të edicionit përbënte një nga objektivat kryesorë të secilit prej tyre. Për më tepër, argjentinasi ka zhgënjyer me vetëm 2 gola në LIGUE 1, ndërsa Cristiano është në kuotën e 12 realzimeve në Premier League. Pa llogaritur që në Evropë, Pleshti shënoi 5 herë, kiurse Ronaldo vetëm 6.

Pas fitimit të tre Champions League-ave radhazi, CR7 vendosi të braktisë Los Blancos për të firmosur për Juventusin: tre vite te bardhezinjtë nuk sollën lavdinë kontinental, njësoj si edhe në vitin e parë të kthimit me Junaited. Kurse Messi nuk luan një finale të Champions prej më shumë se 4 vitesh: e fundit e luajtur dhe e fituar është ajo e 2015-s kundër Juventusit, plot 7 sezone më parë. Nga atëherë, tre herë e fitoi Reali i Ronaldos, që u pasua nga Liverpuli, Bajerni dhe Chelsea.

Ronaldo e Messi, të aftë për të shënuar 1600 gola të dy sëbashku, mbeten padyshim ndër lojtarët më të rëndësishëm të historisë së futbollit. Por të dhënat e viteve të fundit janë natyrisht negative për ta/ Duket se po troket një epokë e re, me Mbappe e Halaand me shokë – pa lënë mënjanë as Levandovski e Benzema.

 

Molgen Balena

Tring Sport