Po fitoi në Kiev, Reali nuk merr trofeun original…

Sport

real kupa
Real Madrid mund të bëhet skuadra e parë pas 42 vjetësh që fiton Kupën e Kampionëve për herë të tretë radhazi. Në të kaluarën, kush arrinte të realizonte një gjë të tillë, kishte të drejtën për të mbajtur trofeun origjinal. Por tashmë nuk ndodh më kështu… Një rregull i përfshirë në sezonin 1968-69 thoshte se e ashtuquajtura “kupa me veshë të mëdhenj” kalonte në pronësi të cilësdo skuadër që kishte arritur të fitonte turneun për plot 5 hrë, ose për 3 vite radhazi. Mirëpo ky rregull ndryshoi përpara sezonit 2008-2009. Teksa që prej atëherë, rregulli thotë se trofeu origjinal, i përdorur për ceremoninë zyrtare, mbetet gjithmonë në pronësi të UEFA-s. Ndërsa skuadrës që fiton Champions League-n i dorëzohet një kopje e ngjashme.

ucl cup
Me sistemin e mëparshëm kanë qenë 5 skuadra, që në të kaluarën kanë marrë trofeun e vërtetë dhe janë ende në zotërim të tij. Bëhet fjalë për Real Madridin në vitin 1967 pas “La Quintas”, Ajaksi i vitit 1973 pas titullit të tretë radhazi; Bajerni i Mynihut në 1976-n po pas triumfit të tretë radhazi; Milani në 1994-n pas Championsi-t të pestë, si dhe Liverpuli në 2005, po pas trofeut të pestë në historinë e vet. Tanimë, skuadrat që për herë të parë prekin 5 titujt, apo të 3-tin radhazi, marrin një stemë nderi që e vendosin në pjesën e mëngës, shoqëruar me numrin e fitoreve.