Plot rekorde dhe momente që zor se do të harrohen këtë javë në CHAMPIONS!

Sport

UEFA Champions League 752x400
Java e UEFA Champions League shenjoi disa momente të veçanta që zor se do të harrohen. Për shembull, me humbjen në Paris, skuadra e Jurgen Klopp hyri në historinë e Liverpoolit pasi kjo ishte hera e parë që të kuqtë i humbasin të treja transfertat e një faze në grupe. Moment i vështirë edhe për Monacon. Skuadra e Henry-s me humbjen ndaj Atleticos e zgjeroi më tej serinë negative. Ata kanë tashmë 13 ndeshje pa fitore në Champions League, më shumë se kushdo skuadër tjetër franceze në Evropë. Për sa i përket Henry-s ai ka fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet e luajtura që nga muaji tetor. Ndërkohë me golin e shënuar ndaj PSV Eindhoven, Lionel Messi theu rekordin e Ronaldos duke u bërë golshënuesi më rezultativ me vetëm një fanellë të një klubi.

15434468718003

Argjentinasi shkoi në kuotën e 106 golave me ngjyrat blaugrana, kundrejt 105 që kishte realizuar Ronaldo me fanellën e Los Blancos. Por Ronaldo gjithashtu vendosi një rekord. Ndaj Valencias, ai festoi fitoren e 100 në UEFA Champions League. Statistika mbreslënëse për portugezin po të mendosh se totali i tij është me 9 fitore më shumë se sa vetë Juventusi. Në fitoren 5-1 që Bayern arriti ndaj Benficas, në rrjetë shkoi edhe Franck Ribery. Francezi u bë golshënuesi më në moshë për bavarezët në Champions League që shkruan emrin në tabelën e realizuesve. 35-vjec e 234 ditë. Po përmes një realizimi shkroi një kapitull interesant në Evropë edhe Marek Hamsik. Kapiteni i Napolit u bë i pari lojtar për klubin e tij që realizon rregullisht në 12 sezone të ndryshme, thjesht i jashtëzakonshëm.

cristiano ronaldo juventus champions league 1il1rr7ja531u10k6eqbiy7zc6