Platini zyrtarizon këtë javë kandidaturën për President të FIFA-s

Sport

michel-platini 2411549b

 

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini pritet të zyrtarizojë këtë javë kandidaturën e tij për t’u bërë Presidenti i ardhshëm i FIFA-s. Sepp Blatter, pas akuzave për korrupsion, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakoshme, zgjedhje të cilat do të mbahen më 26 shkurt të vitit të ardhshëm, dhe duket se Platini po kërkon seriozisht t’i zërë vendin.
BBC raporton se Platini do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën pasi ka marrë mbështetje nga katër federata kontinentale të futbollit. Përvec UEFA-s, pra Federatës Evropiane, thuhet se Platini ka marrë mbështetje edhe nga ajo e Amerikës së Jugut, Amerikës Qendrore dhe e Azisë. BBC shkruan se nëse të gjitha federatat e këtyre konfederatave të futbollit votojnë për Platininë, atëherë numri total i votave që ai mund të mbledhë do të ishte 144, vota të cilat i mjaftojnë për t’u zgjedhur si pasardhës i 79-vjecarit Blatterit. Ky i fundit ka marrë elozhe nga Presidenti rus Vladimir Putin.
Gjatë një interviste për një televizion zviceran, numri një i Shtetit rus, tha se “Blatter meriton të vlerësohet me çmim Nobel”. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur, ndër akuzat që i janë bërë zviceranit Blater ka qenë edhe mënyra sesi u përzgjodh Rusia si vend organizator për Botërorin e vitit 2018-të.