Plas skandali në Belgjikë, dyshohet për trukim ndeshjesh

Sport

belgjike
Shpërthen skandali i trukimit të ndeshjeve në Belgjikë. Policia vendëse ka kryer kontrolle në selitë e 12 klubeve të Superligës belge të futbollit, duke mos kursyer as emra të mëdhenj si Anderlecht, Club Brugge e Standard Liezh. Nga sa mësohet, Prokuroria Federale po heton për një sër veprash penale si riciklim dhe korrupsion. Por jo vetëm kaq, pasi prokuroria belge ka konfirmuar gjithashtu se janë kryer 13 kontrolle edhe jashtë kufijve belgë, në vende si Franca, Luksemburgu, Qipro, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, për shkak se ka dyshime për transferime të parregullta lojtarësh. Gjithsesi, operacioni i kryer në Belgjikë është shoqëruar edhe me arrestime të dy gjyqtarëve, si dhe të trajnerit kroat të Bryzhit, Ivan Leko.

leko 106

Mbi këtë ka reaguar edhe presidenti i klubit kampion të Belgjikës, Bart Verhege, duke thënë se ‘nuk ka asgjë për të fshehur” dhe se ka cuar për verifikim kontratat dhe faturimet, duke qenë i sigurtë se do të zbulohet që gjithcka ka qenë e rregullt. Gjithashtu doli me një deklaratë për shtyp edhe Federata Belge e Futbollit, që komentoi edhe hetimet që po zhvillohen në lidhje me dyshime për trukimet të ndeshjeve të kampionatit për sezonin 2017-2018. ‘Vërtet është një rast shqetësuese për futbollin tonë, deklaroi një zëdhënës i organizmit më të lartë të futbollit në Belgjikë, teksa hetimet dhe marrjet në pyetje vazhdojnë.