Pistorius provon të vetëvritet

Sport

svvsvsvsvsvsvds

Oscar Pistorius ka provuar të vetëvritet.Kështu kanë raportuar mediat ndërkombëtare, sipas së cilave atleti paralimpik është shtruar të dielën në spital pas disa plagëve të marra në kyçet e duarve. 29-vjecari është duke vuajtur dënimin me 6 vite burg për vrasjen e së dashurës së tij Reeva Stenkamp, të cilën e qëlloi me armë mbrëmjen e 14 shkurtit të vitit 2013-të.Ky denim ju dha vetëm një muaj më parë pas një séance maratonë apelimesh. Duket se burgu e ka rënduar edhe më shumë psikologjikisht Pistoriusin, I cili gjatë seancave gjyqësore është pare gjithmonë I tensionuar dhe I brishtë emocionalisht. Ai nuk e ka ndryushuar kurrë qëndrimin se vrasja e së dashurës ndodhi aksidentalisht, teksa në gjykatë iu kërkua që të ecte edhe pa protezat. Nga familjarët e Pistorius është mohuar fakti që Oscar ka tentuar vetëvrasjen, por raportime nga spitali ku ai u shtrua të dielën dëshmojnë për një gjendje të rënduar psikologjike të 29-vjecarit.Ish-kampioni paralimpik pasi ka marrë trajtimet e duhura për plagët në kyce është rikthyer në burgun ku dhe po shlyen dënimin.Sipas kodit penal të Afrikës së Jugut, dënimi I parashikuar përvrasje është 15 vite burg, por Pistorius duket se mund t’ia hedhë edhe me më pak se 6 vite, pasi avokatët e tij kanë deklaruar se do ta ri-apelojnë vendimin e korrikut.