Çifti i famshëm, Shakira dhe Pique janë përballur së fundmi me një situatë tepër të frikshme. Ndërsa ata ishin jashtë vendit për disa ditë, dikush hyri në shtëpinë e tyre për të vjedhur.Kur u kthyen në shtëpinë e tyre në Barcelonë, dyshja e njohur pa se në të kishin hyrë hajdutët.
Sipas mediave spanjolle, në momentin që kishin hyrë hajdutët në shtëpin ishin prinderit e futbollistit, të cilët ishin në gjumë. Ata nuk i ndjenë fare hajdutët që hynë në shtëpi dhe fatmirësisht nuk pësuan ndonjë traum apo lëndim. Policia ende nuk ka treguar me detaje se çfarë është vjedhur, mirëpo sipas burimeve hajdutët janë larguar me bizhuteri të shtrenjta me vete në një grabitje të cilësuar si “jo të dhunshme”.