Pioli: Sezoni i ardhshëm do të jetë i vështirë për ne

Sport

Stefano Pioli u shpërblye me titullin qytertar nderi nga bashkia e Noceto-s. Gjatë ceremonisë trajneri foli për sezonin e ri qe do të shohë Milanin ta nisë me stemën e “Scudettos” të qepur në gjoks.

“Të hënën e ardhshme do të fillojmë përgatitjet me shumë entuziazëm – shpjegoi trajneri – Kemi bërë diçka të veçantë, por duhet të jetë vetëm një pikënisje. Ne i dimë vështirësitë që do të gjejmë në Itali dhe në Evropë. Na duhet entuziazëm i madh për rifillimin e stërvitjeve. – u shpreh tekniku emilian i cili më tej evitoi me shumë stil temën e merkatos.

“Çfarë pres nga merkato?! Une pres të rifilloj më 4 korrik me shumë entuziazëm, më kanë munguar lojtarët e mi. Do të jetë një sezon i vështirë, do të përpiqemi të jemi në lartësinë e tij. “ – theksoi Pioli. 56 vjecari fitoi trofeun e parë në një karrierë ku numëron 767 ndeshje si profsionist.

 

“A kam ndryshuar nga fillimi i karrierës? Sigurisht, shumë. Është normale të jetë kështu. Nga përvojat pozitive dhe negative mëson shumë. Tani jam më i pjekur dhe më i vetëdijshëm për aftësitë e mia. Nuk jam më i ri , por brenda ndihem i tille. Kam shumë pasion dhe dëshirë për t’i bërë gjërat me entuziazëm për t’u rritur dhe përmirësuar. Shpresoj që e ardhmja te më rezervojë momente edhe më të rëndësishme”.- tha trajneri kampioni i Italisë, Stefano Pioli