Pioli reagon për kalendarin

Sport

Seria A ka zbuluar kalendarin e sezonit të ri 2022-2023. Milani, kampion në fuqi i Italisë e ka nisjen në malore ku në 9 ndeshjet e para do të zhvillojë disa nga sfidat më të forta, përballë kuqezinjve ndër të tjerë do të jenë ekipe si Atalanta, Interi, Napoli e Juventusi. Trajneri StefanoPioli në një regain të tij në të nxehtë menjëherë pas hedhjes së shortit nuk ka sprehur asnjë shqetësim në lidhje me këtë start të vështirë për ekipin e tij

 “Fillimi i sezonit është shumë konkurues, por siç e dimë mirë kalendari varet mbi të gjitha nga paraqitjet tona, nuk është e rëndësishme se me kë përballemi, diferencën do e bëj forma jonë sportive,  niveli i ndërgjegjësimit dhe dëshira për t’u rikthyer gjithmonë me etje për sukses pas një sezoni emocionues.” – këto ishin fjalët e para të Piolit i cili ndodhet me pushime në pritje të rinisjes së përgatitjeve më 4 Korrik. Më tej trajneri emilian shpalosi edhe objektivin e Milanit

“ Synimi ynë është  të fitojmë sërish titullin kampion. Është një objektiv që dëshirojmë ta realizojmë për të shpërblyer të gjithë dashurinë që na kanë treguar tifozët gjatë kësaj periudhe. Qëllimi është të rritemi dhe  mezi presim të fillojmë stërvitjen”. – përfundoi intervistën e tij tekniku 56 vjecar

Milani do ta nis kampionatin në “San Siro” kundër  Udineses së trajnerit të ri Andrea Sottil.