PIOLI, E ARDHMJA E TEKNIKUT ESHTE ZYRTARE!

Sport

Përflitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Stefano Pioli nuk është më trajner i Milan, me klubin kuqezi që ka dalë sic pritej me një komunikatë zyrtare këtë të premte:
“AC Milan dhe Stefano Pioli njoftojnë se do të ndërpresin bashkëpunimin ndërmjet tyre në përfundim të këtij sezoni duke i dhënë fund në mënyrë konsensuale raportit të nisur në tetor të 2019.
“Milan falënderon Piolin dhe stafin e tij për punën e bërë në krye të ekipit të parë në këto 5 vite, ku arriti të fitojë edhe një titull kampion në Serie A”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e klubit kuqezi.
Pioli është pjesë e Milanit që nga viti 2019 dhe i solli kuqezinjve një titull kampion në 2022-shin, pa harruar që i dërgoi edhe deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve një sezon më vonë.
Sipas raportimeve, tashmë drejtuesit e klubit kuqezi do të synojë trajnerin e Lille-s, Paulo Fonseka-n, si pasardhës të Stefano Piolit.