Pioli: Cikli i Milanit sapo ka nisur

Sport

Milani fitoi miqësoren e tretë në këtë fazë përgatitore duke mposhtur 0-2 Marseillen në “Velodorome”. Junior Messias dhe Olivier Giroud ishin ata që i dhanë fitoren kuqezinjve teksa trajneri Stefano Pioli pati mundësinë të provonte shumë lojtarë. Tekniku është i kënaqur me përmirësimin gradual të skuadrës  dhe titullin kampion e quan një pikënisje për një cikël të ri

“ Pak njerëz besonin tek në në fillim dhe këtë fakt e kam përdorur për ti motivuar futbollistët e mi. Sezoni i ri do të  jetë i vecantë sepse do të luajmë 21 ndeshje në 3 muaj dhe do të ketë ngarkesë të madhe fizike e psikologjike. Mendoj se jemi në fillim të një cikli dhe i shoh lojtarët e mi shumë të motivuar “ – deklaroi trajneri i kampionëve të Italisë që më pas dha edhe vlerësimin e tij për korin e famshëm të tifozëve “Pioli is on fire”.

“ Pioli is on fire” më pëlqen jashtëzakonisht shumë, me zor e përmbaja veten kur e dëgjoja në stadium dhe mu desh të prisja perfundimin e ndeshjes me Atalantën në ‘San Siro” që më në fund të mund ta kërceja pak me tifozët “- përfundoi tekniku i Milanit i cili pas një karriere të gjatë fitoi trofeun e tij të parë , pikerisht titullin kampion.