Lando Norris, piloti 18 vjeçar i McLaren, ka arritur shpejtësinë më të madhe gjatë javës. Në 3 nga 6 sesione, ai ka arritur të jetë në krye të listës si më i shpejti i F2.
Norris është piloti rezervë i McLaren, i cili do të garojë këtë vit. 18 vjeçari ka fituar FIA European F3 në vitin 2017 dhe duket mjaft premtues edhe në F2. Megjithatë, çdo gjë do tregohet gjatë garës, nëse do të jetë po aq i suksesshëm sa në teste.