Piastri rinovon me McLaren

Sport

Oscar Piastri do të vijojë të jetë një pilot i McLarenit deri në vitin 2026. Pa përfunduar ende sezoni i tij i parë në drejtimin e makinës angleze, drejtuesit me në krye Zach Brown kanë vendosur që të ripërtërijnë marrëveshjen me 22 vjecarin.

Kujtojmë që australiani firmosi me McLaren në fund të vitit 2022 duke u përfshirë edhe në një betejë ligjore me “Alpine”, madje skuderia franceze pat njoftuar në formë zyrtare afrimin e Piastrit, teksa ky i fundit e përgënjeshtroi menjëherë duke krijuar një situatë të paprecedentë në botën e Formlës 1.

Sezoni i parë në drejtimin e një Mclareni nuk ka shkuar sipas pritshmërive, jo vetëm për fajin e pilotit që sigurisht duhet ende të konfirgurohet me realitetin e ashpër të Formulës 1,  por edhe për mënyrën se si ka performuar makina angleze. Kulmi i këtij edicioni deri më tani ka qënë vendi i dytë në garën Sprint të Belgjikës. Piastri ka grumbulluar 42 pikë, më mirë ka bërë në këtë aspekt shoku i tij i skuadrës Lando Norris që deri më tani ka në “sirtar” 97 pikë.

Jam i lumtur që do të jem pjesë e McLarenit për shumë vite. Dua që me këtë makinë të luftoj për vendet e para.” – këto ishin disa nga fjalët e djaloshit nga Melbourne menjëherë pas firmës mbi kontratë.Oscar Piastri konsiderohet një pilot i së ardhmes. Ai ka mbajtur titullin e kampionit të botës në Fromulën 3 dhe Formulën 2, përpara se të shkelte në ‘ajkën”  e automobilizmit, në Formula 1.