Phoenix befasohet në shtëpi nga Pelicans

Sport

Phoenix befasohet në shtëpi nga New Orleans. Pelicans fituan në Arizona me rezultatin 125-114, në ndeshjen e dytë të këtij raundi të parë të play-off-it duke barazuar rezultatin e pergjithshem ne 1-1. Ndeshja ndryshoi në periodën  e tretë, kur Devin Booker, i cili shënoi 31 pikë, u largua nga parketi për shkak të një shqetësimi muskulor.

Pelicans e  shfrytëzuan rastin për të kaluar në avantazh përpara se të zgjeronin diferencën në segmentin  e fundit, të udhëhequr nga një  super Brandon Ingram, i cili shënoi 37 pikë, konkretizoi 11 rebound dhe  dhuroi 9 pasime vendimtare. Shoku i tij i skuadrës CJ McCollum shtoi 23 pikë, 8 rebound dhe 9 asiste per ti dhene New Orleansit nje fitore shume te rendesishme qe i jep nder te tjera edhe avantazhin e fushes. Në të njëjtën mbrëmje, u zhvillua Miami-Atlanta.

Ekipi nga Florida, i drejtuar nga një super Jimmy Butler, mposhti Hawks për herë të dytë ne kete seri me shifrat 115-105. E dorezuar gjerësisht dy ditë më pare, Atlanta  u paraqit më mirë këtë herë, duke mbajtur ndeshjen në ekuilibër për një kohë të gjatë. Por Miami dhe Butler,  autor i 45 pikëve, u treguan  shumë të fortë dhe kompakt per ekipin e organizatorit Trae Young i cili e mbylli me 25 pike. Per tu rikthyer ne perendim , Memphis barazoi serinë në 1-1 duke mposhtur  Minesotan, 124-96. Grizzlies organizuan një shfaqje kolektive me shtatë lojtarë që realizuan me dy shifra. Ja Morant shkëlqeu si zakonisht me 23 pikë nga të cilat 11 i shënoi në segmentin e tretë. Ai e mbylli natën shumë pranë një “triple double” duke shtuar 10 asiste dhe 9 topa te kapur ne tabele. Për Minesotan, Karl-Anthony Towns e mbylli me 15 pikë,  ndërsa Anthony Edwards, i cili shënoi 36 pikë ne ndeshjen e pare, kesaj here realizoi 20 pikë që nuk i mjaftuan “ujqërve” të evitonin disfatën në “FedEx Forum”.