“Sezoni ynë në Champions League mund të konsiderohet pozitiv deri në këtë fazë, por ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse asgjë nuk ka përfunduar. Është e vërtetë që arritëm të merrnim një barazim në ndeshjen e parë në shtëpinë e Chelsea, mirëpo sonte është tërësisht një tjetër gjë. Presioni është më i madh, fakti që nuk vijmë si favoritë në këtë takim, mund të në e lehtësojë disi aspektin psikologjik. Këtu luajmë në shtëpinë tonë dhe këtë duhet të përpiqemi ta shfrytëzojmë në maksimum. Përgjatë kohëve të fundit, nga këtu nuk ka mundur të dalë me fitore asnjë skuadër kundërshtare.
Nga ana tjetër, Chelsea është një skuadër e ndërtuar me plot kualitet. Ata zotërojnë potencialin që të të ndëshkojnë nga momenti në moment. Për këtë arsye, ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të mos nënvlerësojmë asnjë detaj nga kjo sfidë.”