Philadelphia rimerr avantazhin ndaj Miami, fitore të lehta për New Orleans dhe Golden State…

Sport

miami1212

Philadelphia 76ers kanë rimarrë avantazhin e serisë së ndeshjeve ndaj Miami Heat, pas fituan sfidën e tretë me rezultatin 108-128. Joel Embiid ishte njeriu i mbrëmjes për Philadelphia-n, pasi realizoi 23 pikë, 4 asiste dhe 7 zotërime të topit nën tabelë. Kamerunasit i mungonte një performancë e mirë prej kohësh, ndaj një paraqitje e tillë vlen shumë, jo vetëm për skuadrën, por edhe për vetë Embiid. Nuk zhgënjen ndërkohë Ben Simmons. Ylli i Philadelphias shënoi 19 pikë, shërbeu 7 asiste dhe fitoi plot 12 duele për topin nën tabelë.

miami2

Te Miami, Dwyane Wade nuk realizoi më shumë se 8 pikë, teksa më i miri për këtë skuadër ishte slloveni Dragiç, që e mbylli takimin me 23 pikë të shënuara. Në perëndim ndërkohë duket se nuk do të ketë shumë histori. Golden State dhe New Orleans morën fitoren e tretë në po kaq ndeshjeve të luajtura. Kampionët e Warriors mposhtën 110-97 San Antonio Spurs, kurse Pelicans mundën 119-102 skuadrën e Portland Trail Blazers.