Në ditët e fundit, edhe Turqia, Rusia, Brazili e Argjentina u detyruan të dorëzohen, duke ndërprerë aktivitetet sportive repsektive, pas situtës alarmante prej Coronavirusit. Mirëpo, jo të gjitha vendet e botës janë të mendmit se duhet të ndalet futbolli apo sportet e tjera. Në Evropë bie në sy që është Bjellorusia që ka vendosur të mos bëjë si pjesa tjetër e kontinetit, duke zgjedhur të nisë kampionatin e futbollit, madje me dyer të hapura për tifozët. Pavarësisht 51 rateve pozitiv me Convid-19, presidenti Lukashenko e ka konsideruar situatën e Coronavirusit “një psikozë” dhe mbylljen e kufinjve “një budallallëk”. Madje sipas tij, bjellorusët duhet të bëjnë “sauna, të pijnë shumë vodka dhe të punojnë shumë për të vrarë virusin”.
Kampionate të tjera që luhen nëpër botë janë edhe ato ë Nicaraguas, Australisë, Nigerisë, Angolas, Indonezisë, Bangladeshit, Palestinës dhe Hong Kongut, përderisa qeveritë e atjeshme nuk kanë ndjekur të dhënat e Organizmit Botëror të Shëndetit.