Peter Bosz (trajner i PSV):

Sport

“Këto janë ndeshjet më të mira për t’u luajtur. Tashmë dalëngadalë nis të përballesh me sfidat e vërteta të Champions League. Që fëmijë, ti e nis futbollin me ëndrrën për të luajtur ndeshje të tilla. Mirëpo nuk kemi përse të jemi nën presion për përballjen e dyfishtë që na pret me një nga skuadrat më të forta të Skocisë. Rangers është Rangers. Kam luajtur këtu edhe dy herë më parë. Eshtë vërtet dicka speciale. Sidomos kur turma e tifozëve është në mbështetje të skuadrës, atëherë është vërtet shumë e vecnatë. Detyra jonë është t’i mbajmë ata të qetë. Mund ta bëjmë një gjë të tillë, duke luajtur sa më mirë futboll. Deri tani kemi fituar 5 ndeshjt e para të kampioantit të këtij sezoni, pa harruar edhe suksesin e dyfishtë në turin e tretë të Ligës së Kampioneve ndaj Shturmit të Gracit. kështu që kjo ecuri e bërë, shoqëruar edhe me paraqitjet e ekipit, më japin shumë besim për këto 180 minuta që na presin përballë Rangersit”.