Peshëngritja, kush janë ata që na përfaqësojnë në Evropian

Sport

begaj
Duhej të zhvillohej për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Mirëpo dopingu na kushtoi shtrenjtë, pasi Federata Evropiane e Peshëngritjes, hoqi të drejtën vendit tonë të organizonte Kampionatin kontinental të shtangës, duke e spostuar në Bukuresht të Rumanisë. Fakti që Federata Shqiptare e Peshëngritjes mbeti pa president pas dorëheqjes së Elez Gjozës bëri që të mos ekzistonin kushtet për organizimin në vendin tonë të këtij kampionati. Por fatmirësisht nuk u pengua përfaqësimi i Shqipërisë, me 7 peshëngritës në ketë event.

elez
Skuadra kuqezi ka nisur përgatitjet prej muajsh për të bërë paraqitje sa më dinjitoze në kryeqytetin e Rumanisë, pavarësisht skandalit të dopingut të Romela Begajt, që humbi medaljen e artë dhe të argjendtë në Botëror. Femra e vetme do të jetë Evangjeli Veli, e cila do të garojë në peshën deri 55 kg. Ndërsa meshkujt do të jenë plot 6: Romario Avdiraj e Arber Çercizi që konkurrojnë në peshën deri 62 kg; Briken Çalja në peshën deri 69 kg, Krenar Shoraj në 84 kg, si dhe dy nga ata që pritet më shumë, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj, të cilët do të rivalizojnë për peshën deri 77kg.

romario
Gjithsesi, sa i përket rezultateve, Erkand Qerimaj është shprehur optimist për “Sportsweek” se do të arrijë të përsërisë Europianin e fundit, ku mori medalje në një stil dhe në dygarësh. Europiani i peshëngritjes do të çelet të hënën, më 26 mars dhe do të zgjasë deri më 1 prill. Peshëngritësit shqiptarë shihen si kandidatë për medalje.