Pesë ndeshje pa shënuar, Santiago Gimenez: Golat do të vijnë

Sport

Sulmuesi Santiago Gimenez, ka bërë një premtim të rëndësishëm për tifozët e Milanit. Meksikani nuk ka shënuar që prej 22 Shkurtit me fanellën kuqezi, në atë takim ndaj Veronës në San Siro. Më pas, në 5 takime të njëpasnjëshme, 23 vjeçari ka qenë gjithmonë titullar në fushë, por nuk ka mundur të finalizojë dot.

Megjithatë, ish-lojtari në fjalë nuk e shikon aspak problem diçka të tillë. Për mediat, ai ka thënë me bindje se golat do të vijnë, por më e rëndësishme se ç’do gjë tjetër, është suksesi i skuadrës.

“Kam besim. Golat do të vijnë. Dy muajt e parë me Milanin kanë qenë shumë intensivë, në veçanti në fushën e lojës. Më është dashur të përshtatem në një ambient dhe në një qytet të ri. Tani dua të bëj atë për të cilën erdha këtu; të shënoj dhe të fitoj”, ka thënë Gimenez.

Më tej, numri 7 i Milanit është shprehur se skuadra kuqezi beson shumë se mund të arrijë vendin e katërt në renditjen e kampionatit, që të mundëson pjesëmarrjen në Champions League për edicionin e ardhshëm futbollistik. Megjithatë, meksikani ka nënvizuar se Milani nuk duhet të përqendrohet tek renditja, por vëmendja duhet të jetë vetëm në ndeshjen e radhës.

I transferuar në merkaton e Janarit, me Milanin, Gimenez ka luajtur 8 ndeshje në total dhe ka mundur të shënojë 3 gola.