Peru, FIFA i shkurton pezullimin, Guerrero mund të luajë në botëror

Sport

Paolo Guerrero

Kapiteni i Perusë Paolo Guerrero mund të ketë mundësinë që të luajë në Kupën e Botës. 33-vjeçari dështoi të rezultojë pozitiv në një test anti-doping dhe u pezullua për 1 vit nga aktivitetet futbollistike. Më 8 dhjetor në analizat e tij rezultuan susbtanca totalisht të palejuara sikurse janë kokaina, metaboli dhe benzoylecgonini. Peruja u kualifikua për në botërorin Rusi 2018-të, pasi siguroi play-off-et e Amerikës së Jugut duke barazuar pa gola me Argjentinën në tetor. Guerrero ishte në fushë. Por fillë pak javë më vonë, rezultatet e analizave rutinë treguan se ai kishte përdorur substanca të palejuara. Vendimi i 8-dhjetorit zhgënjeu totalisht skuadrën peruane, por më së shumti Guerreron, i cili do të humbiste kështu edhe një shans të artë, për të luatjur në një botëror. Por apeli në komitetin e FIFA-s ka shkurtuar vendimin e 8-dhjetorit, që ishte me një pezullim 1 vjetor, duke e kthyer atë në vetëm 6 muaj. Pezullimi niste më 3 nëntor dhe do të thotë se përmbyllet në muajin maj. Guerrero, i cili është lojtar i klubit brazilian të Flamengos, do ketë 1 muaj kohë që të jetë gati me kombëtaren, gjithmonë nëse Peruja do ta rikthejë atë në kombëtare. Peruja ndodhet në grupin C të botërorit, me Francën, Danimarkën dhe Australinë dhe shihet si skuadra më me pak mundësi për t’u kualifikuar.