Përrallat e portierëve që ofron ky ‘Botëror 2018’

Sport

essam

Botërori dhuron edhe përralla portierësh të panjohur, që të paktën për disa orë marrin vëmendjen, për arritjet e tyre të paprecentë, por edhe për historinë që i shoqëron. Si në rastin e Essam El Hadary, i cili me aktivizimin që nga fillimi përballë Arabisë Saudite, hyri në analet e Kupës së Botës, si portieri më i vjetër që luan në një kompeticion të tillë. Me 45 vjet dhe 161 ditët e tij, El Hadary u bë lojtari me më përvojë që merr pjesë në Botëror, duke kapërcuer kolumbianin Mondragon, i cili në 2014 luajti për 5 minuta, aq sa i mjaftuan për të fiksuar rekordin prej 43 vjetësh e 3 ditësh, tashmë i thyer nga egjiptiani.Mirëpo, i pakënaqur vetëm me të zbriturit në fushë. El Hadary theu edhe rekordin sa i takon gardianit më të moshuar që pret penallti në një Botëror. Në ndeshjen e tij të 159-të me Kombëtaren pati praktikisht dy gëzime në një ditë. Për fat të keq nuk arriti të neutralizonte tentativën e dytë nga 11-metrat që u ekzekutua nga arabët. E në fund nuk arriti të shmangë dot humbjen e Egjiptit, në një ditë që gjithsesi mund të cilësohej si triumfuese në planin personal.

alireza
E duke u rikthyer tek gjuajtjet nga 11-metrave, një tjetër portier, iraniani Alireza Beinvand realizoi atë që ndoshta e kishte parë vetëm në ëndërr: i priti një penallti Cristiano Ronaldos. E do të kalojë me siguri në histori si një nga më të bukurat që janë parë ndonjëherë në një fushë futbolli. Teksa për pak nuk i dhuroi Iranit kualifikimin, nëse nuk do të ishte për golin e shpërdoruar në fund nga Taremi. Gjithsesi, pritja e penalltisë së Ronaldos duket se ishte kurorëzimi më i këndshëm i një rrugëtimi tepër të vuajtur për 25-vjeçarin nga Irani. Për të ndjekur ëndrrën e futbollit u desh të largohej nga shtëpia që i vogël, pasi i ati nuk donte të bëhej futbollist. Për të mbajtur gjallë ëndrrën e të siguronte të ardhura u desh të punonte në disa lloj vendesh, si në rrobaqepsi, lavazh, apo piceri. Megjithëse shpesh duhej të flitnte edhe rrugëve. Derisa fati desh që të njihej me trajnerin e të rinjve të klubit të Naft në Teheran. Aty jeta e tij ndryshoi përfundimisht, derisa në 2015-n u bë portieri i parë i Kombëtares. Deri dje njihej si portieri që bën një rivënie me duar prej 70 metrash. Ndërsa tani me siguri do të mbahet mend si ai që i priti Ronaldos penalltinë në Botëror.